Varhelyi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.“Dua të përsëris edhe atë që është thënë në këtë vlerësim të përbashkët që në procesin e vettingut, meqënëse ai po ecën fuqishëm, me Gjykatën Kushtetuese, me Gjykatën e Lartë po ashtu tashmë kemi arritur pra aty ku duhet. Kështu që nga ana jonë vlerësimi që ne po u japim shteteve anëtare të BE-së është që gjithçka është përmbushur tashmë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pra të gjitha kriteret”, tha Varhelyi.
Lidhur me shpërndarjen e vaksinave, Varhelyi tha se shumë vende po përballen me vështirësitë që kanë për sigurimin e vaksinës kundër COVID, duke shtuar se BE nuk e ka harruar Ballkanin dhe se po punon me COVAX. Ai theksoi se do të ketë shpërndarje të vaksinës Astrazenca në Shqipëri. “Ne u mobilizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje domethënëse për Ballkanin, për COVID-in, për mua mendoj që është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike pas CPVID, Europa do të që jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, ne sot flasim a kemi vaksina dhe sic e keni parë dhe vendet anëtare kanë probleme me këtë dhe ne nuk kemi harruar Ballkanin Perëndimor, ne po punojmë ditë e natë që të marrin vaksinat dhe t’i çojmë në këto rajone dhe ne po punojmë jo vetëm me COVAX dhe po ju them që do kem një shpërndarje të parë nga Astrazenica, dhe po punojmë edhe me iniciativën tonë, për ta sjellë ndihmën aty ku duhet. Kemi vënë re se si është vënë në zbatim kjo marrëveshjen e Stabilizim të Asociimit. Shqipëria së shpejti do të ketë zgjedhje, ne shprehëm shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe do kemi provën e parë të demokracisë shqiptare dhe pas zgjedhjeve të vazhdojmë punën, inkurajuam Shqipërinë që të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, bëhet fjalë për çeljen e negociatave.”tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




