Vazhdon kthimi në shtëpitë e reja i familjeve të prekura nga tërmeti

Familjet të cilat mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë, po kthehen në banesat e tyre të rindërtuara
Në disa bashki të vendit vazhdon kthimi në shtëpitë e reja i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa momente kur ka shpërndarë dokumentet e banesave të reja familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
“MIRËMËNGJES, me disa nga shtëpitë që rilindëm pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




