Veliaj kryeson në KZAZ Nr.39 në Tiranë

Në KZAZ Nr.39 në Tiranë, sikurse njofton gazetarja e RTSH Bjolanda Cuku, kur kanë mbetur edhe 5 kuti për t’u numëruar, kryeson kreu aktual i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me 51 përqind të votave, i ndjekur nga rivali i tij i opozitës Belind Këlliçi me 39 për qind të votave.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu që po ndjek nga afër procesin, tha se avantazhi i zotit Veliaj është i lartë, mbi 2200 vota.
Ajo tha se prej vitit 2009 njësia nr.9 në Tiranë është mbështetëse e PS. Në këtë konteks zonja Manastirliu tha se mbështetja për zotin Veliaj nga zgjedhësit vjen për shkak të punës transformuese që ai ka bërë për Tiranën.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




