Veliaj në SPAK, Alibeaj: Drejtësia do të vendosë, herët a vonë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkeljd Alibeaj ka vlerësuar faktin që SPAK ka thirrur për të dhënë shpjegime kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Nëpërmjet një postimi në platformat sociale, Alibeaj shprehet se përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut.
“Sot ishte radha e krye-bashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj. Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet.”, shkruan Alibeaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka inkurajuar SPAK-un që të vijojë punën e tij për vendosjen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve, por edhe në të gjithë çështjet që janë në hetim.
“Drejtësia do të vendosë, herët a vonë”, mbyll postimin Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




