Veliaj thirrje shqiptarëve në Londër: Votoni për rizgjedhjen e Sadiq Khan, bëni pjesën tuaj në historinë moderne të Europës

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova që të votojnë për rizgjedhjen e Sadiq Khan në krye të Bashkisë së Londrës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ata që mohojnë gjithçka janë njësoj në mbarë botën, por Khan e ka kthyer Londrën në një kryeqytet lider në botë. Ai thekson se vota për Sadik Khan është edhe një moment për të shkruar historinë moderne të Europës.

“Të gjithë miqve tanë në Londër, ju lutem votoni, por votoni me mençuri, për të zgjedhur mikun e të gjithëve, dhe ai është Sadiq Khan.

I imagjinoj komentet tuaja – qyteti, kryetari, situata, nuk janë perfekte. Ata që mohojnë gjithçka janë njësoj në mbarë botën, dhe qyteti i përsosur ende nuk ekziston!

Por, unë e njoh Sadiq – zemrën, mendjen dhe pasionin e tij, që i kanë dhënë shumë Londrës dhe e kanë bërë atë një frymëzim, një kryeqytet lider në mbarë botën! Londra është sot një qytet më i pastër, më i sigurt dhe më i gjelbëruar! Ndaj votoni Sadiq Khan dhe sigurohuni të bëni pjesën tuaj në historinë moderne të Europës”, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme