Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën, PD zyrtare: Hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që ktheu për rishqyrtim në Apel çështjen e vulës së partisë. Në një postim në Facebook, PD e konsideron vendimin e kësaj të mërkure (27 dhjetor) si një hap drejt vendosjes së “drejtësisë së vonuar” për këtë çështje.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thotë PD.
Gjykata e Lartë ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen, me trupë tjetër gjykuese, ndërsa për vendimin e 3 marsit u shpreh se ishin konstatuar shkelje procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




