Verstapen fiton edhe Sprintin në Austri

Max Verstappen triumfon në Garën Sprint të Çmimit të madh të Austrisë. Ky është suksesi i tij i parë sezonal në një garë Sprint, e megjithatë vazhdon të dominojë pa asnjë sfidë Kampionatin Botëror të këtij sporti. Holandezi i Red Bullit, që në fillim të Sprintit fiton duelin me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez dhe për të gara më pas ishte thjesht çështje menaxhimi.
2 herë kampioni i botës i pashqetësuar nga askush kalon i pari vijën e finishit nën shiun në Spielberg. Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bullit, Sergio perez. Në podium u ngjit edhe Carlos Sainz. Spanjolli guxoi me Ferrarin e tij dhe arriti të sigurojë vendin e tretë dhe podiumin e tij të parë në këtë botëror të Formula 1.
Një ditë shumë e ndërlikuar, për Charles Leclerc, i cili e mbyll garën në vendin e 12-të. 24 xhirot në Spielberg për pilotin nga Monako janë praktikisht agoni, i cili mbetet jashtë 10 më të mirëve dhe pa mundur të marrë asnjë pikë.
Në zonën e pikëve dhe midis 10 më të mirëve të Sprintit ishin edhe Stroll, Alonso, Hulkenberg, Ocon, Russell dhe Hamilton. Gara të dielën zhvillohet në orën 15.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.
GARA SPRINT
- Verstappen (Red Bull)
- Perez (Red Bull)
- Sainz (Ferrari)
- Stroll (Aston Martin)
- Alonso (Aston Martin)
- Hulkenberg (Haas)
- Ocon (Alpine)
- Russell (Mercedes)
- Norris (McLaren)
- Hamilton (Mercedes)
- Piastri (McLaren)
- Leclerc (Ferrari)
- Albon (Williams)
- Magnussen (Haas)
- Gasly (Alpine)
- Tsunoda (AlphaTauri)
- De Vries (AlphaTauri)
- Sargeant (Williams)
- Zhou (Alfa Romeo)
- Bottas (Alfa Romeo)



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




