Vijon rritja e rasteve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Hoti: Masa të reja ndaj Covid-19!

Rajon | 6 vite më parë

Javën e fundit është rritur numri i rasteve me Covid-19 edhe në Kosovë. Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 tashme ka arritur 16.754 nga të cilët  652 persona kanë gjetur vdekjen. Edhe pse të shtunën nuk pati asnjë viktimë ,numri i rasteve active mbetet i lartë në 1.485 persona.

Kryeministri Hoti ka komentuar shifrat e të prekurve me Covid-19, dhe ka kërkuar kujdes maksimal në punë,  shkollë, biznese, rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve për të evituar mbylljen totale. Ai ka njoftuar se po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse.

Qeveria e drejtuar prej tij ka hartuar një plan masash prej 7 pikash të cilat pritet të vihen në punë në ditët e ardhshme. Plani parashikon shtim të shtretërve në spitale, rritjen e kapaciteteve testuese, ngritjen e structurës për të indentifikuar vatrat e infeksioneve, shtimin e kontrolleve në shkolla, po shqyrton listën e vendeve me rrisk, inspektimin për zbatimin e masave dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtar.

Ndërkohë në  Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 438 raste të reja duke e cuar numrin e përgjithshëm në 22.607. Ministria e Shëndetësisë atje bëri të ditur se 6 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit duke bërë që numri i vdejkeve që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 821.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme