Vllaznia B mposht Albpetrolin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Tretë

Kategoria e Dytë | 5 muaj më parë

Vllaznia B ka mposhtur 4-2 Albpetrolin në finalen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është shpallur skuadra kampione e Kategorisë së Tretë.

Ndeshja u zhbllokua me golin e Enez Papajt nga penalltia. Në pjesën e dytë u rezervuan edhe tre gola për ekipin e Brikeno Bizit. Fillimisht Irdi Zekaj, më pas Aleks Naza dhe Klajti Halili. Tek Albetroli u shënuan dy gola falë penalltive. Autorë ishin Gëzim Hyska dhe Salvador Gjoni.

Si Vllaznia B dhe Albpetroli do të luajnë në Kategorinë e Dytë edicionin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme