Vrina e Konispolit, fshati që kërkon zhvillimin e agroturizmin

Sociale | 6 vite më parë

Treqind familje pra rreth 1500 banorë, kishte fshati Vrinë i Konispolit në periudhën që mbahet mend si lulëzimi i tij. 

Edhe sot banorët mbajnë mend emrin e lashtë të këtij vendi, Kestrinë, që banohet që nga ilirët! Njerëzit jetonin në kodra sipër fshatit të sotëm, pasi këtu nuk kishte veçse toka kripore të papunueshme ku dukeshin vetëm dy kulla të tokëpronarëve të Konispolit nga edhe ku u erdhën 10 familet e para në atë që u caktua si qendër e fshatit të ardhshëm. Më 1958-n, nisi përtharja dhe sistem-kanalizimi i truallit që më vonë do të shpallej fshat-model me bujqësi e blegtori të zhvilluar, me ofiçina me traktorë e autokombajna pra me një jetesë të pëlqyeshme, ku siç shprehen banorët, nuk u mungonte asgjë. 

Fshati Vrinë i Konispolit disa minuta larg Ksamilit, përfshihet në Parkun Kombëtar Butrinti, por vetë fshatarët nuk ndjejnë asnje ndikim në përmirësimin e jetesës së tyre nga mbrojtja që u ofrohet atyre nga UNESCO-ja. Ata thonë se Vrina ka të gjithë parametrat për të qenë fshat i zhvilluar turistik ndërsa kërkojnë më shumë investime drejt asaj perspektive.Shtojnë se edhe lundra që lidh Butrintin me fshatin e tyre, është pengesë e bezdisshme për ta pasi vizitorëve që kanë kureshtje të shohin edhe përtej Butrintit, u kërkohen nga 5 vetat që kontrollojnë lundrën e që sikur mbajnë peng gjithë fshatin, 5 edhe 10 euro për kalim duke mbjellë kështu, zhgënjimin tek turistët. “Duam urë”, thonë, duke shpresuar se ura do e bëjë edhe fshatin e tyre si Ksamilin. 

Është tejet ironik fakti që këta banorë, në mendimet dhe bisedat për fshatin e tyre shfaqin kaq shumë nostalgji për zhvillimin më së miri të tij, përgjatë kohës së regjimit diktatorial ndërkohë që pohojnë se me ardhjen e demokracisë në vitet 90-të, c’do gjë u prish! 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme