Xho Bajden i del në krahë Filipineve: Jemi gati të luftojmë me Kinën

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden (o Joe Biden) tha të mërkurën se ushtria amerikane është e gatshme të luftojë Kinën në emër të Filipineve pasi anijet ushtarake nga dy vendet aziatike u përplasën pranë një ishulli të diskutueshëm dhe të papopulluar në Detin e Kinës Jugore.

“Marrëveshja e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara me Filipinet është e hekurt. Çdo sulm ndaj avionëve, anijeve ose forcave të armatosura filipinase do të aktivizojë traktatin tonë të mbrojtjes reciproke me Filipinet”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Pakti i mbrojtjes reciproke i vitit 1951 thotë se SHBA dhe Filipinet së bashku do të “mbrohen kundër sulmeve të armatosura të jashtme”.

Të dielën, dy nga anijet ushtarake filipineze u përplasën me një anije kineze që u përpoq t’i bllokonte ato të zbarkonin në “Second Thomas Shoal”, ishull i cili ndodhet përgjatë rrugëve të rëndësishme tregtare të anijeve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme