Zaimi: Masakra në Rusi, ngjarje me shumë të panjohura

Politikë | 3 vite më parë

“Rusia, zjarri brenda” ishte tema e së martës në emisionin 3D të Alban Dudushit në RTSH 1 HD. Të ftuarit hodhën hipotezat e tyre rreth aktit terrorist të ndodhur në Moskë javë e kaluar.

Për analisten Gerta Zaimi të “Albanian Post” marrëdhëniet me qeverive ndryshojnë nga marrëdhëniet mes popujve dhe kjo vlen më shumë për vendet e Lindjes së Mesme.  Sipas Zaimit marrëdhëniet e Rusisë me vendet e nkëtij rajoni nuk janë të përmirësuara.
Ajo kujtoi veçmas ndërhyrjen ruse në Siri të cilën e quajti të tmerrshme, e po kështu veprimet në Afrikë.

Në vlerësimin e saj analistja Zaimi tha se Rusia ka qenë e përqendruar tek Ukraina se sa tek zhvillimet e brendshme. Sipas saj ka patur një bashkëpunim ruso-amerikan kundra terrorizmit, por mes tyre ka patur edhe një mosbesim. Kjo ka qenë arsyeja që rusët nuk e morën seriozisht paralajmërimin amerikan për akte terroriste.

Zaimi e cilësoi si disfatë të autoriteteve ruse ngjarjen e Moskës. Si argument ajo kujtoi daljen me shume vonesë në skenë të Putinit, pas 19 orësh, ç’ka tregon se ai ka qenë në vështirësi. Zaimi renditi më tej mbërritjen me vonesë të policisë në vendgjarje, rreth 40 minuta, e po  kështu të zjarrfikseve, si dhe shumë pikëpyetjeve të tjera.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme