Zgjedhja e kurseve profesionale, në Elbasan 50 kursantë të regjistruar vetëm në mars

Sociale | 3 vite më parë

Numri i të rinjve të cilët po regjistrohen në kurse profesionale është në rritje nga viti në vit në Qendrën e Formimit Profesional Publik në Elbasan. Gjatë këtyre muajve të fundit vërehet një kërkesë e lartë për tu regjistruar në kursin e instalimeve elektrike dhe fotovoltaikë.  Drejtori i qendrës se formimit profesional shprehet se vetëm në muajin Mars 2024 janë rreth 50 kërkesa për të ndjekur këtë kurs.

“Për sa i përket elektrikut vetëm për muajin mars kemi 54 student. Nder to 44 janë regjistruar per elektrik dhe 10 student janë regjistruar për fotovoltaike”, tha drejtori i QFPP, Krenar Xhemali.

Nga ana tjetër studentët që kanë zgjedhur këtë kurs thonë se e shohin të sigurt punësimin pas përfundimit të mësimit dhe mendojnë që të punojnë në Shqipëri.

Qendra e formimit profesional në Elbasan i pajis kursantët me certifikatë e cila njihet në të gjithë vendin dhe secili mund të aplikojë për punë kudo.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme