Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Sot nisin zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.
Në orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve në parlament do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Partia Socialiste në maxhorancë ka propozuar datën 10 maj për zhvillimin e një seance të posaçme.
Ndërsa Partia Demokratike në opozitë ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.
Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari.
Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.
E gjithë procedura e zgjedhjes së presidentit të ri pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.
Deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.
Ndërkohë në media spekulohet me emra të ndryshëm kandidatësh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




