Zgjedhjet e 11 majit, Proda mesazh efektivëve: Tregoni maturi dhe profesionalizëm

Këtë të shtunë, 10 maj, në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë përfundoi trajnimi dhe instruksionet e dhëna për të gjithë punonjësit e policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.
Drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve u kanë përcjellë punonjësve porositë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe kanë kërkuar angazhim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është shprehur se efektivët duhet të tregojnë maturi dhe të profesionalizëm në punë e tyre.
“Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”, tha Proda.
Më 11 maj, qytetarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





