Zgjedhjet lokale/ Veliaj në “Publikisht”: PD po synon t’i rikthehet bastioneve të veta! Tirana do masë pulsin e qytetarëve të vendit

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, njëherazi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ka folur në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Si drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, Veliaj tha se ai ka vërejtur që Partia Demokratike po kërkon t’i rikthehet bastioneve të veta, teksa përmend Kamzën, Kavajën apo Rrogozhinën.
Teksa theksoi se synimi i PS-së është që të korrë fitore tek të 5 bashkitë e qarkut të Tiranës, Veliaj shtoi se kryeqyteti do të jetë edhe një lloj “peshoreje” dhe kampioni për matjen e pulsit të qytetarëve të vendit.
“Opozita po synon t’i rikthehet bastioneve të veta. Tirana është konsideruar 50 me 50, kanë qenë 3 kryetarë bashkie të djathtë, pastaj Edi Rama një dekadë pastaj prap djathtas, pastaj majtas. Tirana është peshorja dhe kampioni ideal i matjes së pulsit të gjithë Shqipërisë. Bashkitë e tjera më të vogla kanë patur për herë të parë një administrim të PS Kamza, Vora dhe ky është një moment për të bërë një lloj bilanci nëse politikat tona shpërblehen me votë apo jetojmë akoma në epokën e bastioneve. Ambicia jonë është t’i fitojmë të gjitha”, tha Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




