Zgjedhjet në SHBA-Tre shtetet që do përcaktojnë fituesin e Shtëpisë së Bardhë

Teksa votat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po numërohen dhe Trump kryeson ndaj Kamala Harris, shtetet që mund të vendosin fituesin e Shtëpisë së Bardhë do të jenë Miçigani, Ëisconsin dhe Pensilvania.
Strategët demokratë kanë deklaruar se këto janë shtetet që do të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njerëzit në ekipin e Harrisit janë ende duke treguar shenja besimi, megjithëse disa janë duke u përgatitur për një natë të gjatë.
Gjithashtu, disa këshilltarë pranojnë se edhe pse priten rezultate nga shtetet kyçe të Karolinës së Veriut dhe Xhorxhias, rruga më e mirë e Harris drejt fitores qëndron ende në shtetet që janë bastione blu si Michigani, Wisconsin dhe Pennsylvania – ku mund të mos kemi rezultate për orë të tëra.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





