Zgjedhjet vendore/ Partia Socialiste merr Shkodrën, Benet Beci fiton me mbi 11 mijë vota më shumë se Bardh Spahia

Politikë | 4 vite më parë

Partia Socialiste ka marrë drejtimin e bashkisë Shkodër, fitorja e parë e socialistëve në këtë bashki. Numërimi i votave tashmë ka përfunduar, ndërsa kandidati socialist Benet Beci ka fituar me një diferencë të thellë votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Sipas të dhënave të KQZ, Beci ka marrë 33468 vota ose 60.25%, ndërsa Bardh Spahia ka marrë 22076 vota ose 39.75%.

Bashkia e Shkodrës është qeverisur nga demokratët që nga rënia e komunizmit, ndërsa socialistët e morën bashkinë në vitin 2019, kur nuk pati kundërshtar nga ana tjetër, pasi opozita bojkoti zgjedhjet. Megjithatë, qeverisja socialiste në Shkodër zgjati shumë pak për shkak se kandidati i PS, Valdrin Pjetri, rezultoi i dënuar për trafik droge në të shkuarën, pak para se të mund të betohej për të marrë postin e kryebashkiakut, post që i mbeti kryebashkiakes së mëparshme demokrate Voltana Ademi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme