Zgjedhjet vendore, shefat e misioneve të BE-së, takojnë kreun e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Glover

Politikë | 4 vite më parë

Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, kanë qenë sot në qendër të një takimi të shefave të Misioneve të BE-së. Në këtë takim ishte e pranishme edhe edhe shefja e e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, nënvizon se “zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe”

“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit. Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe,”- shkruan  ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme