Zhvillohet mbledhja e parë e këshillit bashkiak për 2021

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak Gjirokastër për këtë vit, të zhvilluar online, Këshilli Bashkiak miratoi projektvendimet e paraqitura në rendin e ditës. Dy prej tyre u shtynë për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme. Këshilltarët miratuan shpalljen e vitit 2021, “Viti Kadare” duke mbështetur organizimin e aktiviteteve kulturore përgjatë tij. Gjithashtu Këshilli Bashkiak miratoi vendimet “Për kriteret për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% për individët/familjet në nevojë për vitin 2021” dhe “Për kriteret për përdorimin e fondit të bashkisë për individët/familjet në nevojë për vitin 2021”, të cilat synojnë t’iu vijnë në ndihmë shtresave në nevojë. Këshilli Bashkiak vendosi fillimin e procedurave të shpronësimit për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private që do të preken pjesërisht nga realizimi i investimit me objekt “Ndërtimi i Bypass-it në Qendrën Historike “. Në këtë mbledhje u miratuan edhe vendimet “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e komisionit të strehimit” dhe “Për procedurat për zbatimin e programit social të strehimit “Subvencion i qirasë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




