10 muaj nga tragjedia e Novi-Sadit, protestë antiqeveritare në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë

Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Beograd dhe morën pjesë në një marshim përkujtimor, të thirrur nga nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa më 1 shtator u bënë 10 muaj nga tragjedia në Novi-Sad.
Protesta u zhvillua nën moton “Nxënësit e shkollave të mesme kujtojnë”. Tubimi nisi nga sheshin “Sava” në Beograd, ku përmes altoparlantit u lexuan emrat e 16 personave që humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi-Sadit dhe u mbajtën gjithashtu 16 minuta heshtje në nderim të viktimave.
Protestuesit e mbledhur në Beograd u ndalën në disa vende gjatë këtij marshimit, përfshirë para godinave të disa mediave, ku u tha se media e lirë po vdes; para Gjykatës Kushtetuese, ku gjatë fjalimeve u ngrit shqetësimi i gjyqësorit në Serbi. Folësit thanë se sistemi është një pushtet i pavarur vetëm nëpër libra.
Forcat serbe të sigurisë parandaluan incidente gjatë marshimit, kur protestuesit kaluan pranë një parku pranë presidencës serbe, ku nga muaji mbështetës proqeveritare, kryesisht studentë kanë ngritur çadra në shenjë kundërshtimi ndaj protestave studentore të nisura nga nëntori i vitit të kaluar.
Gjatë marshimit pati thirrje për zgjedhje të parakohshme, hetime transparente ndaj përgjegjësve për incidentin si dhe për institucione e media të lira. Marshime të ngjashme u mbajtën edhe në Novi-Sad, ku protestuesit u mbyllën tubimin pranë godinës së stacionit hekurudhor, vendi ku ndodhi aksidenti më 1 nëntor 2024.
Aksidenti çoi në protesta masive në të gjithë Serbinë, duke kërkuar që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për këtë ngjarje.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





