10 vende torturash në 1 qytet, Rusia mbolli dhimbje dhe frikë në Izium të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Herën e parë që ushtarët rusë e kapën, e hodhën me sy të lidhur në një llogore të mbuluar me dërrasa druri për ditë të tëra. Pastaj e rrahën pa pushim dhe e gjuajtën me çekiç në këmbë, krahë dhe gjunjët për javë të tëra, e lanë të ikte. Kjo ishte dëshmia ë një ushtari ukrainas pasi u kap nga forcat ruse në qytetin e Iziumit në Ukrainë.

“Para se të më linin të ikja”, tha ushtari ukrainas Andriy Kotsa, “më morën pasaportën dhe letërnjoftimin ushtarak ukrainas, gjithçka që kisha për të vërtetuar ekzistencën tim për t’u siguruar që të dija sa e pavlerë ishte jeta ime”.

“Askush nuk ka nevojë për ju,  u tall komandanti rus. Ne mund të të qëllojmë në çdo kohë, të të varrosim gjysmë metri nën tokë dhe kaq.”, rrëfen ushtari.

Takimi brutal në fund të marsit ishte vetëm fillimi. Andriy Kotsar do të kapej dhe torturohej dy herë të tjera nga forcat ruse në Izium dhe dhimbja do të ishte edhe më e madhe.

Tortura ruse në Izium ishte arbitrare, e përhapur dhe absolutisht rutinë si për civilët ashtu edhe për ushtarët në të gjithë qytetin. Ndërsa torturat ishin gjithashtu të dukshme në Bucha, ajo periferi e shkatërruar e Kievit u pushtua vetëm për një muaj. Izium shërbeu si qendër për ushtarët rusë për gati shtatë muaj, gjatë të cilëve ata krijuan vende torturash kudo.

Në Izium u krijuan të paktën 10 vende torturash. Në varr masiv të krijuar nga rusët të zbuluar në pyjet e Izium, të paktën 30 nga 447 trupat e gjetur mbanin shenja të dukshme torture, duar të lidhura, plagë me armë zjarri, plagë me thikë dhe gjymtyrë të thyera.

Tortura në çfarëdo forme gjatë një konflikti të armatosur është një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës, qoftë të të burgosurve të luftës apo të civilëve.

“Ajo shërben për tre qëllime. Tortura vjen si mënyrë për të marrë informacionin, por është edhe për të ndëshkuar dhe për të mbjellë frikë. Është për të dërguar një mesazh rrëqethës për të gjithë të tjerët.”, tha Rachel Denber e Human Rights Watch

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme