100-vjetori i Kadri Roshit – Personalitete të artit, medies dhe politikës shqiptare kujtojnë kolosin e skenës

Kulturë | 3 vite më parë

Aktori i madh shqiptar, Kadri Roshi, njeriu i cili skaliti me gërma të arta emrin e tij në artin shqiptar, në 11 janar do të festonte 100-vjetorin e tij të lindjes.

Me rastin e 100-vjetorit të artistit të madh është organizuar tek Arturbina eventi për nder te tij ku eshte kujtuar mjeshtri i skenës dhe kinematografisë shqiptare duke sjellë ndërmend veprën e tij artistike si monument kulture, nëpërmjet një dokumentari realizuar për të si dhe  Promovimi i librit “Në jetët e të tjerëve” ku personalitete te artit, medias dhe politikes shqiptare kanë ndarë në libër kujtimet e tyre personale me Kadri Roshin.

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm.

Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme