14 maji/ Mbrëmë i çoi në KQZ, Alibeajt i tërhiqet nga gara kandidati për kryebashkiak në Korçë dhe 40 këshilltarët

Politikë | 4 vite më parë

Mjeku Gjergji Gjata është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit për Bashkinë e Korçës së bashku me 40 kandidatë për këshillin bashkiak të këtij qyteti.  

Gjata kishte shpallur kandidaturën nga radhët e Partisë Demokratike të grupit të Enkelejd Alibeajt, për zgjedhjet vendore të 14 majit, është tërhequr nga kandidimi pasi siç shprehet ai në një njoftim për mediat për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të Partisë Demokratike me kandidimet.

Gjata thekson gjithashtu se ka pasur shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, që janë cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërkohë që mbrëmë grupi politik i Enkelejd Alibeajt dorëzoi listën e këshilltarëve së bashku me kandidatin Gjata, i cili tashmë është tërhequr nga gara duke braktisur Alibeajn, i cili tani do të duhet të gjejë kandidat tjetër. Lista janë paraprake, ndërsa vendimi për listat përfundimtare do të merret nga KQZ.

Korce Lista Keshill Kyetar by Rtsh Faqe on Scribd

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme