Muça: Veliaj luan kartat e tij të negocimit, kurthet për Ramën dhe drejtësinë

Politikë | 16 minuta më parë

Analisti Flogert Muça ka deklaruar se Erion Veliaj po luan kartat e negocimit.  Sipas tij, kjo nuk është një histori me viktimë dhe agresor, por një lojë politike pragmatike ku secila palë po vepron brenda mundësive të veta.

Duke folur në emisionin “Triolog” të Alba Alishanit në RTSH24, Muça theksoi se Rama nuk ka nevojë për një përballje publike për t’u dërguar mesazhe radhëve të partisë.

“Dëgjo, unë nuk e shoh si histori që këtu ka një viktimë dhe ka dhe një agresor. Sigurisht, njërën palë është në pozita shumë më të dobëta, që është Veliaj, por kjo nuk do të thotë që ai nuk bën politikë, dhe Rama bën politikë. Pra, po ta shohim vetëm nga ana e pragmatizmit politik dhe realpolitikës, çfarë kanë bërë? Dy palët kanë bërë aq sa mundem. Ndoshta njërën palë nuk ka bërë akoma aq sa mundet, që është Rama në këtë rast, por Veliaj ka bërë aq sa mundet“, u shpreh Muça.

Ai shpjegoi se, nga këndvështrimi i realpolitikës, të dyja palët kanë vepruar sa kanë mundur.

“Veliaj ndodhet në pozita më të dobëta, por “kjo nuk do të thotë që ai nuk bën politikë, dhe Rama bën politikë.  Tirana është Shqipëria. Nga zgjedhjet lokale të Tiranës do varet fati politik i zgjedhjeve të përgjithshme,” vlerësoi Muça.

Sipas analistit, Veliaj ka marrë kontrollin e Bashkisë së Tiranës me ekipin e tij, duke përfshirë drejtuesit kryesorë.

“Edhe sikur gjysma e tyre të mos jenë nesër votues të Edi Ramës, është një problem i madh,” tha Muça, duke shtuar se ndarja e ekipeve do të krijonte vështirësi serioze.

Muça theksoi se Veliaj, duke ditur pozitën e Ramës, po luan kartat e negocimit dhe ka vendosur “katër prita, katër kurthe” për Ramën dhe SPAK-un. Letra e Veliajt, sipas tij, është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë e vështirë të humbasë.

“Rama e bën sepse nuk do të humbasë asnjë votë. Veliaj, duke ditur momentin ku ndodhet Rama mes mes lavës që Rama po ecën prej muajsh dhe do të ecë ndoshta deri në 2029-ën — po shkoj deri në 2029-ën — luan kartat e tij të negocimit. Dhe çfarë po bën Veliaj? Veliaj për mua po luan dhe i ka vendosur Ramës dhe SPAK-ut katër prita, katër kurthe. Pra, në qoftë se nesër, po të lexosh letrën e Veliajt, Veliajn e lëvizin sërish nga ai burg ku është, i bie që letra e Veliajt është e vërtetë, sepse unë nuk besoj as Veliajn 100%, as Gokun 100%.”, theksoi Muça.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme