150 mln € e Real-it janë për Julián Álvarez, Barcelona nuk ka ndër mend të futet në ankand

Shifra prej 150 milionë euro e premtuar për t’u investuar në merkato nga Florentino Pérez gjatë fushatës presidenciale do të jetë për të mundësuar transferimin e Julián Álvarez.
Argjentinasi i skuadrës tjetër të Madridit është objektivi kryesor i Real-it edhe pse vetëm pak ditë më parë interes të qartë ka shprehur edhe Barcelona. Në këtë situatë skuadra katalanase është e kushtëëzuar shumë nga kushtet financiare.
Sipas medoeve spanjolle Álvarez mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” pasi Barcelona, e cila mund të ofrojë maksimumi 100 milionë euro, nuk ka ndër mend që të futet në një ankand të munshëm për shërbimet e lojtarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




