23 vite nga sulmet terroriste në SHBA, Ambasada Amerikane: Kjo ditë ndryshoi botën përgjithmonë

Politikë | 2 vite më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujtuar 23 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Teksa ka nderuar jetën e humbura dhe guximin që u tregua nga qytetarët amerikanë për të shmangur dëmet nga sulmet terroriste, Ambasada Amerika e cilëson këtë ditë si “ditën kur bota ndryshoi perceptimin e saj ndaj terrorizmit”.

“Sot ne nderojmë amerikanët e guximshëm që u përballën me tragjedinë e 11 shtatorit me trimëri dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm. Këtë vit, teksa përkujtojmë përvjetorin e ditës që ndryshoi botën tonë përgjithmonë, ju ftojmë të na bashkoheni në një homazh të veçantë—Remember the Sky (Kujtoni Qiellin). Këtë 11 shtator, shpenzoni një çast për të fotografuar qiellin nga kudo ku jeni dhe ndajeni duke përdorur #NeverForget911 dhe #RememberTheSky”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Nga sulmet e 11 shtatorit 2001 humbën jetën 2,977 persona pasi terroristët rrëmbyen 4 avionë dhe i përplasën ata në kullat në Nju-Jork, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë. Sulmet terroriste të 11 shtatorit pasuan me luftën e ashpër kundër terrorizmit nga Shtetet e Bashkuara. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme