“3D”, Bejko: Berisha po përjeton vetminë e tij

Politikë | 3 vite më parë

“Një vit i trazuar politik” ishte tema e emisionit 3D të Alban Dudushit të premten.

Në fokus u vendos figura e kreut historik të demokratëve Sali Berisha, i cili është në orët e fundit të pritjes së vendimit të GJKKO për masën e arresti ndaj tij, ndërsa është akuzuar “për shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ka qene kryeministër i vendit, në favor të pjesëtarëve të familjes së tij.

Për Roland Bejkon, nënkryetar i PD -së, së udhëhequr nga Lulzim Basha, ishte e pritshme ky izolim i Sali Berishës, që sikurse e tha ai, ka qenë i bindur më shumë se dy vite më parë që do të kishte një fund të tillë politik.

“Së bashku e kemi trajtuar gjatë këtë çështje dhe mund të them që jam shumë i kënaqur që më ka dal parashikimi këtu dhe dy vite më parë se çfarë do të ndodhte deri sot por jam shumë i trishtuar për një parashikim që kam bërë gjithashtu.  Këtu e kam fjalën për fatin politik të z. Berisha se si do të ishte në raport me atë që kishin si armë më të fortë dhe në propagandën e tyre mediatike që ata kanë qenë shumica”, u shpreh ai.

Bejko tha se, sot e shoh të vetmuar, e shoh vetëm , sepse një grusht njerëz që e mbështesin janë pjesë e vetmisë së tij politike.  Drama më e madhe për një lider karizmatik, jo thjesht për Berishën por për ccdo lider karizmatik , është pikërisht vetmia.

I bindur në prognozën e bërë vitë më parë, Bejko shtoi se, “Berisha do të ishte vetëm sepse ndërtoi një narrativë mbi baza jo të sinqerta , ose mund të themi mbi baza të pavërteta apo gënjeshtra.  Nga njëra anë etiketoj një grup kundërshtarësh ku çdo lider në këto pozita i i duhet të  mobilizoi masën rreth vetes duke treguar rrezikun nga na vjen.  Sipas Berishës na evidentoi që rreziku ynë është keqqeverisja e Ramës dhe Basha si pengu i tij.  Por veç kësaj gjeti dhe armikun e jashtëm që ishin SHBA , me kalimin e kohës e kaloi dhe SOROS dhe u mor me Ambasadoren e amerikane.

“Ishin teza të pasinqerta sepse premtoi një PD të hapur, të bashkuar, të madhe , fituese dhe për 6 muaj do të përmbyste Edi Ramën. Shfrytëzoi dhe elementin psikologjik të militantëve të PD-së që dolën me humbje në zgjedhjet e 2021 e bëri dhe më të lehtë narrativëne Berishës.

Berisha mbeti i vetmuar sepse përball kishte SHBA, më pas Britanin e Madhe, vendosja e akullit me Bashkimin Europian, Partitë Popullore dhe së fundmi u izolua dhe nga faktori i brendshëm”, theksoi ndër të tjera ai.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme