6.4% më shumë u rrit kreditimi i individëve në nëntor 2020

Ekonomi | 6 vite më parë

Kreditimi i individëve u rrit me 6.4% në muajin nëntor të këtij viti.

Banka e Shqipërisë vëren se viti 2020, pavarësisht se ishte një vit i vështirë, ka pasur rritje vjetore të kreditimit në nivelin 6.7%.

Kreditimi është rritur në të dy segmentet, si në segmentin e bizneseve dhe në atë të individëve.

Segmenti i bizneseve ka patur rritje më të konsiderueshme së fundi 6.9%, ndërsa ai i individëve 6.4%.

“E rëndësishme është që kreditimi ka vazhduar edhe me një situatë të vështirë ekonomike të ndikuar nga pandemia. Këtu ka ndikuar dhe, janë përfshirë edhe paketat e qeverisë shqiptare, pra garancitë shtetërore nëpërmjet të cilave bankat e nivelit të dytë kanë disbursuar fonde dhe këto përfshihen në nivelin e kreditimit, por përtej tyre kemi pasur një kreditim më të lartë edhe nga bankat e nivelit të dytë”- thekson në raportin e publikuar së fundi Banka e Shqipërisë.

Ky është një tregues pozitiv, përtej parashikimeve të BSH-së në kushtet e vështira që krijoi pandemia.

BSH-ja bën të ditur se, në rast se do të kemi një përmirësim të situatës nga pandemia, natyrisht që ekonomia do të ringrihej në vitin 2021 dhe kreditimi do të merrte frymë më shumë akoma dhe do të kishim një kreditim më pozitiv.

Në skenarin bazë, BSH-ja ka parashikuar që do të kemi një rritje kreditimi.

BSH-ja vlerëson se një element shumë pozitiv është rritja e kreditimit në lek.

“Rritja e kreditimit në lek tregon transmetimin e politikës monetare të BSH-së dhe rrit në vijimësi transmetimin e politikës monetare të bankës qendrore në funksion të zhvillimit të ekonomisë. Gjithashtu shmang edhe në riskun e këmbimit valutor në kthimin e kredisë, që ndikon pozitivisht në stabilitetin financiar të vendit”- citon raporti i BSH-së./ATSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme