70 punonjës të OKB-së të vrarë në Gaza, Blinken: Ishin për të shpëtuar palestinezët

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet e tij për më shumë se 70 punonjës të OKB-së që janë vrarë në konfliktin e Gazës.
“Lufta Izrael-Hamas ka rezultuar në numrin më të madh të punëtorëve të OKB-së të vrarë në një konflikt kudo në botë në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, tha Komisioneri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRËA), Philippe Lazzarini.
Nga ana e tij, Blinken ka theksuar se UNRWA po bën një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar paletinezët në Gaza duke mbartur mbi vete një kosto të madhe.
“Është kënaqësi dhe e rëndësishme të jesh këtu në UNRWA, e cila po bën punë të jashtëzakonshme çdo ditë si një litar shpëtimi për palestinezët në Gaza dhe me një kosto të madhe”, tha Blinken gjatë një vizite në selinë e UNRWA në Aman, Jordani.
“Më shumë se 70 anëtarë të punonjësve të UNRWA-s kanë humbur jetën. Mijëra janë duke vënë jetën e tyre në linjë çdo ditë, për t’u paraqitur në punë për të ndihmuar njerëzit” tha kryediplomati amerikan.
Blinken u tha gazetarëve se qëllimi i vizitës së tij ishte të bisedonte me njerëzit në terren dhe të shprehte mbështetjen e vazhdueshme për këtë punë.
“Pra, ne thjesht themi përsëri, ngushëllimet tona për ata që humbën jetën në përpjekjen për të ndihmuar të tjerët dhe admirimin tonë për ata që vazhdojnë këtë linjë pune,” tha ai në fjalën e tij përmbyllëse.
Stafi i OKB-së në Gaza po punon me ditë të gjata ndërsa dhjetëra shkolla të ngritura nga OKB ofrojnë strehim për civilët që ikin nga bombardimet e Izraelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




