5 milionë euro financim për grupet vendore të veprimit, Krifca: Mbështetje në IPARD III

Ekonomi | 4 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme, me të cilët diskutoi për çuarjen përpara të procesit të krijimit të grupeve vendore të veprimit.

Gjatë takimit Krifca informoi se Programi IPARD III, i cili tashmë ka marrë miratimin në Bruksel do të ketë një hapësirë të dedikuar për këtë target grup nëpërmjet Qasjes “Leader”. Në këtë masë, Grupet Vendore të Veprimit e krijuara do të kenë mundësinë të marrin deri në 5 milion euro financim.

Ministrja Krifca tha se synimi i këtij bashkëveprimi është për një bujqësi dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke orientuar objektiva të përbashkëta.

Ministrja tha se ligji për Grupeve Vendore të Veprimit hyn në fuqi në fillim të javës së parë të qershorit, ndërkohë që po punohet me aktet nënligjore.

Vetëm në vendet anëtare të BE, funksionojnë më shumë se sa 2800 GVV të cilat përfshijnë më shumë se 60% të popullsisë së 28 vendeve të BE, dhe institucione publike, private, dhe aktorë të tjerë të një territori të caktuar.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme