Haaland përmbys Danimarkën në një ndeshje të çmendur, fiton edhe Portugalia

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Norvegjia është skuadra e fundit që kualifikohet për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Formacioni i Solbakken u rikthye nga disavantazhi për të mposhtur Danimarkën 3-2 dhe për të avancuar në fazën tjetër. Skuadra e Riemer e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar dy herë në një interval prej tre minutash midis minutave të 11-të dhe të 14-të, me anë të Hojund dhe Hojbjerg.

Përgjigja e Norvegjisë ishte e ngadaltë, por para pushimit, Haaland e riktheu lojën në rrugën e duhur. Në pjesën e dytë, Odegaard barazoi rezultatin. Norvegjia fitoi një penallti në kohën shtesë, Haaland shënoi golin që vulosi kualifikimin.

Në sfidën tjetër, Portugalia u rikthye për të mposhtur Uellsin në Cardiff. Bruno Fernandes kaloi portugezët në epërsi, por skuadra e Bellamy u përgjigj me golin e barazimit të Brooks. Uellsi mori epërsinë me anë të Thomas, por skuadra e Jesus barazoi rezultatin në 2-2 me anë të Pedro Neto para pushimit. Në pjesën e dytë, Portugalia avancoi dhe shënoi golin e fitores me anë të Forbs. Portugezët mbetën me 10 lojtarë në 15 minutat e fundit pas përjashtimit të Pedro Neto-s.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme