10 milion euro për 4 vite për Start Up, Bilali: Idetë inovative janë të mirëpritura

Ekonomi | 4 vite më parë

Qeveria shqiptare ka vendosur që të shpërndajë rreth 10 milionë euro për 4 vite për Start Up-et e reja. Në një intervistë për RTSH, ministrja  e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali u shpreh se ka filluar aplikimi që prej datës 16 maj dhe se interesimi është i madh.

One-Stop-Shop është dritarja e Ministrisë e cila ju vjen në ndihmë për zgjidhjen e problematikave të Start-Up dhe deri tani sipas Bilalit ka pasur përgjigje të shpejtë.

Ndërkohë që idetë e veçanta do të mirëpriten edhe për zonat rurale të vendit.

Ndërsa Start Up duhet të realizojnë projektin brenda vitit meqë janë fonde buxhetore por sa të realizueshme janë e sqaron ministria Bilali.

Procesi për përfitimin e një granti ka nisur më 16 maj e mbyllet më 5 qershor, ndërkohë deri me 20 qershor shpallen fituesit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme