Arrihet marrëveshja, Twitter pranon ofertën e miliarderit Elon Musk për ta blerë për 44 miliardë dollarë

Bordi drejtues i Twitter ka rënë dakord me ofertën e miliarderit Elon Musk për të blerë platformën e saj për 44 miliardë dollarë. Musk bëri ofertën dy javë më parë duke u shprehur se ai “është personi i duhur për të zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm të twitter”. Musk ka deklaruar se do të bëjë një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive false.
Miliarderi tha se, ‘Shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës’.
Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhimin e automjeteve elektrike Tesla dhe firmën e hapësirës ajrore SpaceX.
“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit,” tha Musk./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




