Ulet çmimi në bursë, karburanti në Tiranë bie me 10-20 lekë litri

Disa pika karburanti në vend kanë ulur lehtë çmimin e naftës dhe të benzinës pas uljes së naftës bruto në bursë. Në disa karburante në Tiranë nafta po shitet me 245 lekë, nga 260 lekë që arriti 2 ditë më parë.
Pas një rritje galopante të çmimit të karburantit gjatë kësaj jave, ku një litër naftë apo benzinë po blihej nga qytetarët me mbi 260 lekë, këtë të enjte në disa pika të tregtimit të karburantit në Tiranë, çmimi është ulur me 10 deri në 20 lekë për litër.
Nga një vëzhgim i mediave çmimi i naftës ka zbritur në 235, 243 apo 245 lekë litri, dhe në të njëjtat nivele luhatet edhe çmimi i benzinës.
Kjo ulje vjen si pasojë e luhatjeve në bursë, pasi fuçia e naftës bruto sot po shitet rreth vlerës 116-117 dollar nga 130 dollar që arriti një ditë më parë, një ulje që korrespondon vetëm një ditë pas protestave për cmimin e lartë të karburantit.
Por ka edhe pika të tjera karburanti që ende nuk e kanë reflektuar uljen e çmimit, dhe vijojnë të tregtojnë naftë e benzinë mbi vlerën 260 lekë, që logjikisht, në rast se nuk ka abuzim, do të thotë se ndërmarrja në fjalë ka ende rezerva karburanti që i ka blerë me çmim të lartë në bursë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




