Çmimi i naftës ulet me 6 lekë për liter, tregu reflekton rënien në bursa

Këtë të enjte çmimi i naftës është ulur me 6 lekë për litër. Në pikat e tregtimit me pakicë një litër naftë po tregtohet me 243 lekë nga 249 lekë që ishte një ditë më parë.
Sipas tregtarëve ulja reflekton rënien e çmimeve në bursat ndërkombëtare ku nafta arriti në 113 dollarë për fuçi, pasi kapërcyen në mbi 130 dollarë ditën e mërkurë, kur SHBA-të ndaluan importet e naftës nga Rusia. Por, deklarata e OPEC se do të rrisin prodhimin duket se ka qetësuar tregjet, duke sjellë dhe rënien e naftës në nivelet e para fillimit të luftës.
Ndërkohë, në Shqipëri ulja e çmimit është e lehtë krahasuar me rënien e tij në bursa çka tregon edhe njëherë se tregu vendas i karburanteve e reflekton shumë me shpejt rritjen e çmimit, në një kohë që ulja e tyre për shkak të bursave është më e ngadaltë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




