SHBA – Çmimi i naftës thyen të gjitha rekordet, rritet 29 herë gjatë 32 ditëve

Çmimi mesatar i një galloni naftë në Los Anxheles arriti në 5 dollarë për herë të parë duke u rritur me 8,6 cent në 5,014 dollarë.
”Kjo është rritja më e madhe që nga ajo me 15,1 centë, më 14 korrik 2015”, sipas shifrave nga Shërbimi i Informacionit të Çmimeve të Naftës.
Rekordi është i 25-ti në 27 ditë.
Çmimi mesatar është rritur 29 herë në 32 ditë, duke u rritur 34,5 centë, përfshirë 3 centë të mërkurën.
Është 19,2 centë më shumë se një javë më parë, 29,8 centë më i lartë se një muaj më parë dhe 1,25 dollarë më shumë se një vit më parë.
Disa zona madje po shohin çmimet e benzinës mbi 6 dollarë për gallon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




