Skema Kombëtare për Bujqësinë 2022, Civici: Aplikimet do të nisin në fund të muajit shkurt!

Ekonomi | 5 vite më parë

Ministria e Bujqësisë këtë vit skemën kombëtare të bujqësisë do ta realizojë në 2 qëllime kryesore. Ulja e kostos së prodhimit për shkak të rritjes së çmimeve dhe rritja e konkurueshmërisë për të dalë në tregun shqiptar dhe të huaj.

I ftuar në studion e RTSH24 Zëvendësministri i Bujqësisë Enio Civici tha se këtë vit janë sektorë të rinj që do mbështetën nga këto skema.

Sipas Civicit një nga synimet kryesore është edhe rritja e eksporteve.  Ndërkohë do të vijojë mbështetja me naftë ku vetëm vitin e shkuar ka pasur rreth 20 mijë përfitues.

Në fund të muajit shkurt do të hapet edhe thirrja për të gjithë skemat mbështetëse të bujqësisë. Këtë vit skemat mbështetëse do të jenë sektorët ndërtimi i serave, blerja e fidanëve dhe inputeve, bimët medicionale, sektori i peshkimit, sektori i bletarisë dhe ullirit si dhe krijimi i tregjeve të reja me kapital 100 % nga shteti shqiptar.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme