“Shqipëria po plaket me shpejtësi”, Banka Botërore: Shkaku kryesor emigrimi i të rinjve

Ekonomi | 5 vite më parë

Banka Botërore vlerëson se popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret për shkak të emigrimit të njerëzve në kërkim të mundësive më të mira të punësimit.

Në një raport të fundit, Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për të ardhmen e tregut të punës, kapitalin njerëzor por edhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Në raport shkruhet se popullsia e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh ka mbetur konstante prej dy dekadash, por ndërkohe është plakur me shpejtësi për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të shqiptareve në moshë pune dhe një rënie në shkallën e lindshmërisë. Ikja e kapitalit njerëzor është shndërruar në sfidë, por nga ana tjetër ka krijuar një diasporë të madhe dhe të aftë për të transferuar aftësitë dhe njohuritë në Shqipëri.

Sipas Bankës Botëror diaspora mund të lehtësojë transferimin dhe adoptimin e prodhimit, menaxhimit dhe praktikave të tjera të avancuara të huaja në tregun shqiptar por qeveria duhet të krijojë një ambient të sigurte për emigrantët që duan të kthehen duke i inkurajuar ata që të sjellin aftësitë dhe burimet e financiare në shtëpi.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme