Impianti i mbetjeve të Tiranës, sa është investuar

Për vetëm një vit janë realizuar më shumë se 30 për qind e punimeve të planifikuara në projektin e Sharrës, ku po investohet për impiantin e përpunimit të mbetjeve të ngurta të Tiranës, Durrësit e Krujës.
Masterplani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2018-2032 i Shqipërisë tregon do të duhen më shumë se 500 milion € për të zbatuar një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve në standardet e BE-së.
Shifrat e fundit nga INSTAT tregojnë se Shqipëria depoziton 80% të mbetjeve shtëpiake në landfill. Më pak se 18% riciklohet dhe më pak se 1% digjet.
Pajisjet e incenerimit për impiantin e Tiranës, janë porositur në Gjermani dhe Itali.
Trajtimi i mbetjeve në Tiranë ka një kosto totale rreth 32 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues 550-800 ton/ditë. Në katër vitet e fundit, Integrated Energy B.V ka përfituar nga buxheti rreth 4.5 miliardë lekë, ndërsa për tre vitet në vazhdim, parashikohen pagesa totale në vlerën e rreth 5.1 miliardë lekëve.
Qarku i Tiranës kryeson me vlerën më të lartë të sasisë së mbetjeve urbane për banor me 4.7kg/person/ditë i ndjekur nga Qarku Fier me 1.3 kg/person/ditë, Qarku Gjirokastër me1 kg/person/ditë, Qarku Vlorë me 0.9 kg/person/ditë, etj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




