Financim i kontratave koncensionare, Shella: Projektet analizohen, për herë të parë kemi financuar PPP me kredi sindikale

Për herë ta parë pas një dekade, tre banka të nivelit të dytë kanë financuar një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh për një projekt në infrastrukturë në formën e partneritetit publik privat.
Në një intervistë për RTSH-në, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella thotë se kredia sindikale po shihet si një instrument për të mbështetur projekte në vlera të mëdha, në mënyrë që bankat të ndajnë riskun mes tyre.
Viti që shkoi shënoi rritje të kreditimit me 13%, por çfarë presin bankat nga ky vit?
Në 2021 sektori bankar shënoi 19 miliardë lekë fitim, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që pritshmëritë mbeten të larta edhe për ecurinë e këtij sektori gjatë këtij viti.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




