Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike nënshkruan marrëveshje të rëndësishme, i shërben Shqipërisë dhe Kosovës

Ekonomi | 5 vite më parë

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm, siç është ajo e integrimit të tregut të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që ALPEX ka nënshkruar, për implementimin e Platformës së Tregtimit dhe Shërbimeve për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda të Njëjtës Ditë, e nevojshme për operimin e Tregut të Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë.

ALPEX synon që të arrihet edhe integrimi i mëtejshëm me tregun e bashkuar Evropian të energjisë elektrike në nivel rajonal dhe atë Evropian.

Një hap tjetër i rëndësishëm pritet të jetë edhe implementimi i Modelit të Synuar Evropian për Tregun e organizuar të energjisë elektrike dhe caktimin si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme