Guvernatori Sejko: Shtrenjtimi i çmimeve dhe i naftës, rritën inflacionin

Ekonomi | 5 vite më parë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nëpërmjet një deklarate për mediat, bëri të ditur se se inflacioni do të jetë mbi objektivin e parashikuar nga BSH, për shkak të goditjes nga tregjet ndërkombëtare. Zoti Sejko tha se inflacioni do të jetë mbi 3% për vitin 2022, ndërsa thekson se synimi i Bankës së Shqipërisë është që inflacioni të mbetet në nivelin 3%. Sipas tij, shtrenjtimi i çmimeve dhe i naftës, rritën inflacionin gjatë vitit 2021.

“Projeksionet tona sugjerojnë rritje të mëtejshme të ekonomisë në vitet në vazhdim. Norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin tonë prej 3% gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje kanë rezultuar më të forta dhe të qëndrueshme se vlerësimet tona fillestare. Megjithatë, ndikimi i tyre në inflacion pritet të vijë drejt shuarjes graduale gjatë vitit 2022. Më tej, inflacioni pritet të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektiv gjatë vitit 2023, në pasqyrim të balancimit të kërkesës me ofertën dhe të rritjes së punësimit dhe pagave në linjë me produktivitetin”, tha Sejko. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme