Rriten çmimet e karburanteve, shkak inflacioni dhe bursat

Java ka nisur me rritje të ndjeshme çmimesh në tregun e karburanteve. Në pikat e tregtimit me pakicë një litër naftë po shitet me 193 lekë, një rritje prej të paktën 8 lekësh për litër.
Shtrenjtim ka pasur edhe benzina që në disa pika karburantesh i afrohet 200 lekëshit për litër.
Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve të karburanteve lidhet me shtrenjtimin e tyre në bursa, ku një fuçi naftë arrin 90 dollarë për litër.
Ndërkohë, ekspertët e ekonomisë thonë se një tjetër arsye për rritjen e çmimeve është paketa e re fiskale, që parashikon indeksimin e akcisë me inflacionin, gjë të cilën tregtarët kanë nisur ta zbatojnë.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej periudhës së pandemisë ku çmimi i karburanteve ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve.
Ndërkohë, edhe referuar të dhënave të “Global Petrol Price” çmimi i naftës në Shqipëri rezulton disa herë më i lartë krahasuar me vendet e rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




