SHBA bashkëpunim me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike

Ekonomi | 5 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit, Gjeneral Jones Jr shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike.

“Sot takova James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve, Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë dhe përfaqësuesi më i lartë i “Jones Group International”, i cili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike, si një nga kompanitë me eksperiencën më të madhe në SHBA dhe Evropë”, tha Balluku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme