Shërbimet profesionale e shkencore tërheqin 43 milionë euro investime të huaja

Ekonomi | 5 vite më parë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 9-mujorin e 2021, një tjetër degë me rritje të investimeve të huaja është ajo e shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, për 9-mujorin 2021, ky sektor tërhoqi investime të huaja në vlerën e 43 milionë eurove.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, investimet në këtë sektor shënuan një rritje me 59%, sidomos në tremujorin e tretë të vitit.

Në 9-mujorin e këtij viti, Shqipëria tërhoqi gjithsej 711 milionë euro investime të huaja direkte, në rritje me 1.1% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme