Siguria ushqimore gjatë festave

Në këtë prag festash, ku konsumi i mishit rritet ndjeshëm, Ministria e Bujqësisë nëpërmjet institucioneve të saj, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka inspektuar në thertore të ndryshme të vendit, inspektime të cilat po kryhen në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar produkte të sigurta për secilin konsumator.
“Rregullimet në kontrollet veterinare, kanë mundësuar që prej datës 15 tetor, që thertoret e liçensuara dhe tregjet e kafshëve të liçensuara, të kenë në praninë e tyre një veteriner zyrtar i cili siguron që gjithë procesi të kryhet sipas standardeve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”tha Krifca
Në fjalën e saj, gjatë inspektimit në thertore, në Mengel të Elbasanit Krifca tha se ka një rritje të numrit të therjeve të formalizuara gati trefish që prej datës 15 tetor.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, i bëri ftesë të gjithë konsumatorëve në këtë fundvit që t’i drejtohen pikave të tregtimit të cilat respektojnë standardet ushqimore. Ajo siguroi se të gjithë institucionet janë në terren për të siguruar që konsumatorët shqiptarë do të gjejnë produkte të sigurta nga ferma në tavolinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




