Përfundon verifikimi i pronave në Himarë

Ekonomi | 5 vite më parë

Nis afishimi publik i pronave ne Himarë dhe Palasë. Bëhet fjalë për rreth 2000 pasuri në Himarë qytet dhe rreth 1200 pasuri në Palasë, toka bujqësore, por që po ndërrojnë destinacion për turizëm, banesa, ambjente pune, lokale shërbimi etj. Në nisje të procesit të afishimit kreu i kadastres Artan Lame tha se regjistrimi fillestar i pasurive i ka dhënë fund mbivendosjes së pronave.

Për 45 ditë të gjithë mund të verifikojnë gjetjet e të bëjnë saktësimet e nevojshme:

Procesi i regjistrimit fillëstar të pronave të bregut është një projekt i nisur një vit më parë. Nga Himara Lame njoftoi se ka nisur dhe shpërndarja e certifikatave të pronësisë për zonën e Lukovës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme