Reshjet e fundit kanë përmirësuar rezervën energjitike

Ekonomi | 5 vite më parë

 Pas një situatë të vështirë hidrike për shkak të thatësirës së tejzgjatur, reshjet e muajit dhjetor kanë përmirësuar rezervën energjitike në kaskadën e lumit Drin, e cila prodhon mbi 90% të energjisë elektrike në vend. Të dhënat e fundit nga Koorporata Elektroenergjitike shqiptare tregojnë se prurjet kanë rritur nivelin e ujit në të tre hidrocentralet. Gjatë 10 ditëve të para të dhjetorit niveli i ujit në Hecin e Fierzës është rritur me 5 metër duke arritur në 273.11 metër kub ujë që është mesatarja historike e tij në këtë periudhë. Në Koman niveli i ujit është një metër larg pikës maksimale të lejuar. Ndërkohë që edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës, niveli i liqenit është 75 metër kub ujë nga 76 metër që është kuota maksimale. Aktualisht kasakda e lumit Drin, po siguron të gjihë nevojat për konsum energjie dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bën të ditur se ka ndërprerë importet për muajin dhjetor duke e lehtësuar kompaninë nga faturat e kripura të blerjes së energjisë. Nëse situata nuk do të ishte përmirësuar, OSHEE-së do ti duheshin deri në 70 mln euro për të plotësuar nevojat e vendit. Nga janari në nëntor, importet e energjisë arritën në vlerën record 213 milionë euro. 

Niveli i ujit në kaskadën e Drinit
Fierza    273.11   m   Max. lejuar       296  m 
Koman  174.03   m    Max. lejuar   175  m
V.Dejës  75.19    m    Max. lejuar     76  m


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme