Komisioni i Ekonomisë, diskutime për paketën fiskale

Ekonomi | 5 vite më parë

Në Komisionin e Ekonomisë diskutimet për paketën e re fiskale u shoqëruan me debate për krizën e energjisë dhe kontratat koncensionare. Për deputeten demokrate Jorida Tabaku këto dy çështje janë dy shqetësimet kryesore të opozitës në drejtim të shpenzimeve për vitin 2022. “Kam një shqetësim sa i përket situatës energjetike. Dy muaj më parë kryeministri deklaroi se ka një krizë energjetike, si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të mbështetjes qytetarëve. Nuk e shoh shqetësimin që do të hasë tregu, por edhe familjet shqiptare, nuk trajtohet aspak as rritja e çmimit të gazit. Detyrimet e prapambetura që lidhet me totalin e detyrimeve të prapambetura! Thatë 18 mlrd. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më imazh janë PPP. Shqetësimi më i madh në këtë buxhet janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionae të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat. Shpenzimi për Tetarin Kombëtar”
“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021”, tha Tabaku.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve ministrja e financave Delina Ibrahimaj sqaroi se qeveria parashikon mbështetje financiare për energjinë si dhe ulje të pagesave për kontratat e partneritetit publik privat. “Ka ngatërrime të koncepteve dhe mos lexime të buxhetit. Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit. Në nuk i fshehim detyrimet e prapambetura. Detyrimet e prapambetura. Qeveria është angazhuar që të ulen nga viti n vit. Ne nuk i fshehim detyrimet e prapambetura,  nuk i fshehim detyrimet që mund të vijnë si kontingjencë”, tha Ibrahimaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme